Moviola Teuta-Elbasani/ Mungon një penallti, dy janë rastet e dyshimta (VIDEO)
Gjyqtari i ndeshjes ishte Eldorian Hamiti. Dy janë rastet në Teuta-Elbasani. Penallti të pretenduara ku nuk ka ndërhyrë VAR-i, por vetëm ka kontrolluar situatën. Gjithsesi, një rast mund të ishte menaxhuar më mirë.

Minuta e 86-të: Kërkohet top i prekur me dorë nga Jazxhi, por pas konsultimit me VAR, Hamiti vijon lojën dhe nuk akordon asgjë. Rasti është i rregullt, pasi distanca është e afërt dhe krahu në pozicion natyral. Vendim i drejtë i gjyqtarit Hamiti. (VIDEO)
Minuta 90+8-të: Teuta pretendon penallti, Hamiti dhe VAR thonë jo dhe vazhdon loja. Në fakt, rasi është i dyshimtë. Topi i gjuajtur nga Jurgens me të vërtetë bie në trup dhe më pas në dorën e Lulajt, por pozicioni i krahut të kapitenit të Elbasanit nuk është natyral dhe i ngritur lart. Mund të ishte penallti. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













