MOVIOLA E VLLAZNIA-TIRANA/ Dy momente të diskutueshme, penalltia është e saktë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2026 | 8:25

MOVIOLA E VLLAZNIA-TIRANA/ Dy momente të diskutueshme, penalltia është e saktë (VIDEO)

Sfidën Vllaznia-Tirana të së premtes në Shkodër e gjykonin Florjan Lata, Mario Shazivari, Ergys Spahiu, ndërsa në VAR dhe AVAR, Albert Doda dhe Andi Koçi. Janë disa raste për diskutim.

bandicam 2026-02-27 20-32-46-314

MINUTA e 10-të: Bismark rrëzohet në zonë pas një kontakti me Kortez, gjyqtari lë lojën të vijojë. Rast i dyshimtë dhe mund të jetë 11 metërsh.  (VIDEO)

MINUTA e 40-të: Protesta të shkodranëve pasi gjyqtari Lata ndal një aksion të vendasve pas një rrëshqitje të Kortez, ku ai merr një goditje nga Balaj. Vendim i drejtë i gjyqtarit, ka goditje në kokë. (VIDEO)

MINUTA 45’+1: Protesta të shkodranëve që pretendojnë për prekje topi me dorë nga Haxhiu në zonë, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. Prekje ka, por topi i ka kërcyer te këmbët. Me standard, nuk është penallti, por në Shqipëri është dhënë. (VIDEO)

MINUTA e 60-të: Kortez bën një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Vendim i drejtë i gjyqtarit, ndonëse në të tolla raste jepet edhe i kuq. (VIDEO)

MINUTA E 68-të: Penallti për Vllazninë! Depërtim në zonë i Malës i cili ndalet në mënyrë të parregullt nga Halili dhe për gjyqtarin Lata nuk ka dyshime, duke bërë shenjë nga pika e bardhë mes protestave të bardhebluve që pretendojnë një prekje topi me dorë të Kallakut gjatë aksionit. Vendim i drejtë i gjyqtarit të fushës dhe VAR-it. Penalltia ekziston. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL