Moviola e Vllaznia-Partizani/ Mungon penallti për “Demat”, Lata anulon dy gola (VIDEO)
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit, e zhvilluar në Shkodër dhe e fituar me shifrat 2-0 nga Vllaznia, u gjykua nga durrsaku Florjan Lata. Ky i fundit pati të bënte me disa momente të dyshimta, ku më së shumti bie në sy një duel për penallti i Domgjonit dhe Jukajt.
21′ Pas një harkimi në zonë, Jukaj bën një dalje të rrezikshme duke goditur Domgjonin në dyluftimin në ajër. Gjyqtari bën shenjë që të vazhdojë loja, pasi pret edhe VAR-in për konfirmim. Ka një ndërhyrje të Jukajt, që duket në limitet e një penalltie në favor të Partizanit. (VIDEO)
70′ Aksion nga e majta i Grudës, pasimi në qendër gjen Balajn, i cili gjuan dhe tund rrjetën. Goli anulohet për pozicion jashtë loje pas sinjalizimit nga VAR-i. Pamjet e tregojnë sulmuesin shkodran pak centimetra më të avancuar. 82′ Pas një goditjeje këndi, Partizani tund rrjetën, por aksioni ishte bërë i pavlefshëm nga vërshëllima e gjyqtarit, që sinjalizoi një faull në sulm. Pamjet tregojnë për një shtyrje të Prekës ndaj Jukajt. (VIDEO)
86′ Domgjoni kap kundërshtarin në shpatull dhe ndal një aksion të shpejtë të Vllaznisë dhe merr të dytin e verdhë. Më parë ishte ndëshkuar në të 77-ën për një ndërhyrje të ashpër. Në të dyja rastet kundërshtar kishte Grudën. Në të verdhin e parë, duket një faull i pakujdesshëm, por mbetet në kuadrin e interpretimit. Në momentin e dytë, mbrojtësi ndalon një aksion të rrezikshëm nga e djathta. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













