Moviola e Tirana-Flamurtari/ Një rast i dyshimtë për kuqezinjtë, pjesa tjetër pretendime të kota (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2026 | 8:46

Moviola e Tirana-Flamurtari/ Një rast i dyshimtë për kuqezinjtë, pjesa tjetër pretendime të kota (VIDEO)

Ndeshja Tirana-Flamurtari u shoqërua me disa momente të diskutueshme, ku vendimet e arbitrave dhe sinjalet nga VAR kanë luajtur rol vendimtar.

11110

Tre episode në veçanti ngritën pretendime për penallti dhe kërkuan vlerësim të kujdesshëm nga trupa e gjykimit. Më poshtë paraqiten gjyqtarët e takimit dhe vlerësimi i çdo rasti, ndërsa arbitra qenë Indrit Myrtja, Erind Burgu, Xhulio Mani. VAR: Enea Jorgji dhe AVAR: Andi Koçi.

MINUTA e 28-të: Pretendime për penallti te Flamurtari. Maksuti rrëzohet në zonë duke reklamuar goditje nga Vera. Gjyqtari dhe VAR e konsiderojnë të rregullt. Në fakt, ka një goditje të verës dhe rasti është i dyshimtë. (VIDEO)

MINUTA e 66-të: Tafas pret goditjen e Leo Melos nga distanca, më pas është Bolzan që rrëzohet në zonën e Tiranës. Gjithçka e rregullt. Pamjet filmike konfirmojnë vendimin e gjyqtarit. (VIDEO)

Minuta e 83-të: Tjetër pretendim për penallti te Flamurtari, për një prekje të topit me dorë nga Meta. Çdo gjë konsiderohet e rregullt nga gjyqtari Myrtja dhe Jorgji në VAR. Vendim i drejtë i gjyqtarëve. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL