MOVIOLA E TIRANA-ELBASANI / Për të u ankua pas ndeshjes edhe Bordin, një gol i verdhebluve duhej anuluar (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2025 | 18:56

MOVIOLA E TIRANA-ELBASANI / Për të u ankua pas ndeshjes edhe Bordin, një gol i verdhebluve duhej anuluar (VIDEO)

Në ndeshjen Triana-Elbasani debutonte dje Ermis Çelaj, që menaxhoi mirë sfidën, por gaboi te goli i tretë i Elbasanit.

bandicam 2025-10-30 18-55-25-604

MINUTA E 45-të: Ndeshja u ndal  kur Zhunior rrëzohet në zonën e Elbasanit pas një dueli me mbrojtësit. Gjyqtari i ndeshjes, Ermis Çelaj, vlerësoi se bëhej fjalë për simulim dhe i tregoi kartonin e verdhë lojtarit të Tiranës. Vendimi u prit me miratim nga stafi dhe tifozët e Elbasanit, duke u konsideruar një vendim i drejtë, që shpëtoi skuadrën verdheblu nga një penallti e padrejtë në fund të pjesës së parë.

SHIH VIDEON

MINUTA 90+2: Momenti më polemik i sfidës erdhi në fund të takimit, kur Ze Gomesh përshkoi gjysmën e fushës dhe u gjend i vetëm përballë portierit Tafas. Në rrugën drejt portës, Ze Gomesh shtyn Dembelenë, duke i shkaktuar një faull të qartë mbrojtësit bardheblu. Gjyqtari vlerësoi golin, ndërsa VAR-i nuk ndërhyri. Pamjet treguan se kishte një prekje të kundërshtarit dhe faull, gjë që do të duhej që gjyqtari dhe VAR-i të anulonin golin.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL