Moviola e Tirana-Dinamo/ Hyri në lojë VAR-i, naiviteti i Vilës mund të kushtonte shtrenjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2026 | 10:43

Moviola e Tirana-Dinamo/ Hyri në lojë VAR-i, naiviteti i Vilës mund të kushtonte shtrenjtë

Ndeshja mes Tiranës dhe Dinamos ka pasur vetëm një rast për moviolë ku treshja e drejtuar nga Kreshnik Cjapi u detyrua që të kërkonte ndihmën e teknologjisë. Bëhet fjalë për një gol të anuluar të Dinamos.

562b4a6a-79ce-473e-b73f-f820270b4e84

MINUTAT 60-63: Një aksion nga e djathta i Qefaliajt për Bregun, devijohet më pas nga Bregu i cili çon sferën drejt portës, ku Vila në fund shtyn topin në rrjetë. Bardheblutë kërkojnë pozicion jashtë loje që nuk jepet nga anësori dhe duhet VAR-i që të vëzhgojë pamjet, duke anuluar në fund golin e Dinamos.

SHIH  VIDEON

Vendim i drejtë i gjyqtarëve. Naivitet dhe egoizëm i tepruar i lojtarit të bluve.

bandicam 2026-02-11 14-53-11-389

PANORAMASPORT.AL