Moviola e Tirana-Bylis, VAR-i gaboi te penalltia për bardheblutë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2025 | 10:12

Moviola e Tirana-Bylis, VAR-i gaboi te penalltia për bardheblutë (VIDEO)

Ndeshja e djeshme mes Tiranës dhe Bylisit ka pasur një rast për moviolë, ai i minutës së 67-të.

tirana bylis

Ky rast solli më pas kaosin 7-minutësh. Në fakt, vendimi i gjyqtarit nuk është i drejtë. Të paktën me standardin që është vendosur nga trupa e arbitrave shqiptarë.

MINUTAT 67-69-TË: Penallti për Tiranën! Gjyqtari Koçi jep fillimisht karton të verdhë për Përgjonin pas një rrëzimi në zonë. Më pas, ai ftohet të shohë pamjet në VAR dhe shquan një mbajtje ndaj lojtarit të Tiranës, duke akorduar 11-metërsh. Penalltia është, por nuk mund të jepet. Gabimi është i VAR-it dhe gjyqtarit. Nëse Koçi ka dhënë faull për Bylisin, VAR-i nuk mund të ndërhyjë. Standard i vendosur në Tirana-Egnatia 0-4. Thjesht gafë e rëndë e VAR-it dhe e Koçit. (VIDEO) (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL