MOVIOLA E TEUTA-SKËNDERBEU/ Doda i paqartë, rast i dyshimtë te goli që vendosi ndeshjen (VIDEO)
Ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeut gjykohej nga arbitri Doda, ndërsa asistentë ishin Cenolli dhe Kasa, teksa në VAR, Hamiti dhe Kuka.

Rasti i parë për moviolë në këtë duel ishte goli i shënuar nga Toma i Teutës. Gjyqtari fillimisht akordon faull, sepse sulmuesi ndërhyn rrezikshëm me taka drejt portierit, i cili i tregon edhe shenjat në krah Dodës, ndërsa pasi e thërret sistemi VAR, kryesori ndryshon mendim. Nuk ka faull në dëm të portierit dhe e akordon golin si të rregullt. Nisin protestat nga korçarët. (VIDEO) (VIDEO)
45+2’ Skënderbeu pretendon për prekje me dorë të topit në zonë, por aksioni ishte i parregullt për pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë. 45+5’ Korçarët shënojnë me Bismark, por sulmuesi është më i avancuar sesa mbrojtja. Nga pamjet shihet qartë.
PANORAMASPORT.AL













