Moviola e Skënderbeu-Dinamo/ Alla gabon te goli, i saktë te penalltia (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2025 | 17:31

Moviola e Skënderbeu-Dinamo/ Alla gabon te goli, i saktë te penalltia (VIDEO)

Dy raste për moviolë kishte ndeshja e luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Dinamos, e gjykuar nga kryesori Laver Alla.

54

Në minutën e 47-ë, korçarët arrijnë që të shënojnë golin e barazimit. Kryesori sinjalizon gol, por ka protesta nga miqtë, për prekje të topit të dorë nga Nasr, i cili e uli për Jurin. Pas ndërhyrjes së VAR-it, rezulton se Nasr ishte për më tepër në pozicion jashtë loje. Teknologjia nderon Allën. (VIDEO)

Rasti i dytë ishte penalltia e akorduar në favor të vendësve. Bismark mbahet në zonë nga Rufati dhe Alla i gjendur fare pranë nuk heziton dhe sinjalizon penallti për Skënderbeun. Nga pamjet shihet që ka një mbajtje të sulmuesit bardhekuq. Vendim i drejtë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL