Postuar: Prill 28, 2025 | 8:16
Moviola e Partizani-Elbasani/ Vetëm një moment, Xhaja e menaxhon mirë (VIDEO)
Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Elbasanit, e fituar nga të kuqtë me shifrat 2-0 në “Arenën e Demave”, u gjykua nga kryesori Juxhin Xhaja, i cili e menaxhoi relativisht mirë, teksa nuk i kurseu kartonët.
Kishte vetëm një moment të dyshimtë, ku në pamje duket sikur ai bashkë me VAR-in ka vendosur në mënyrë të drejtë, duke vazhduar lojën. Nuk mungoi presioni ndaj gjyqtarëve, as nga tribuna, ku atmosfera ishte shumë e ndezur dhe kishte përplasje.
28’ Elbasani kërkon penallti pas një dueli të Tsage dhe Mehmetit, në një dyluftim për topin. Lojtari i Elbasanit pretendon se është i dëmtuar, por në pamje duket se Mehmeti tërhiqet në momentin e fundit, pasi Tsage e prek topin i pari. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













