Moviola e Flamurtari-Dinamo/ Pretendime për penallti nga vlonjatët, rivënia bëhet “mollë sherri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2025 | 10:16

Moviola e Flamurtari-Dinamo/ Pretendime për penallti nga vlonjatët, rivënia bëhet “mollë sherri”

Flamurtari u mund në shtëpi me rezultatin 0-3 nga Dinamo, por nga vendasit nuk munguan pretendimet dhe polemikat për gjykimin. Në minutën e 3-të, kuqezinjtë pretenduan për një penallti ndërkohë që edhe në golin e dytë të Dinamos, kanë pretendime për kryesorin Lata, që sipas tyre nuk ishte në ditën e tij më të mirë.gfd3’ Maksuti depërton në zonën e Dinamos dhe krijon rrëmujë duke hyrë mes dy lojtarëve, aty ku rrëzohet në zonë dhe ka pretendime për penallti. Gjyqtari Lata vijon lojën duke e konsideruar çdo gjë të rregullt, teksa nga pamjet filmike duket se kontakti ekziston. (VIDEO)

77’ Rasti i parë për Dinamon në pjesën e dytë. Bregu i pason Qefalijas, i cili dërgon topin në rrjetë. Flamurtari kishte pretendime për vendimin e anësorit, që dha rivënie anësore në favor të Dinamos. Megjithatë, edhe nëse lojtarët e Flamurtarit kanë të drejtë, në këtë rast nuk mund të bëhet asgjë pas as VAR nuk ka të drejtë të ndërhyjë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL