Moviola e Elbasani-Partizani/ “Zhurmë” për 2 penallti, episodet prodhojnë akuza dhe kaos (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2026 | 13:56

Moviola e Elbasani-Partizani/ “Zhurmë” për 2 penallti, episodet prodhojnë akuza dhe kaos (VIDEO)

Ndeshjes mes Elbasanit dhe Partizanit nuk i munguan momentet e diskutimit dhe vendimet e kontestuara që shkaktuan debate të shumta edhe pas përfundimit të saj.

skuka2

Dy episodet më të diskutueshme përfshijnë një kërkesë të Partizanit për penallti në pjesën e parë dhe një episod vendimtar në fund, që përcaktoi fatin e sfidës dhe ndezi protesta nga të dyja ekipet.

21′ – Të kuqtë kërkojnë penallti për një faull ndaj Tomës, por gjyqtari, pas sugjerimit nga VAR, vendos që loja të vazhdojë. Një moment i dyshimtë që krijoi debate menjëherë në tribunë.

SHIH VIDEON

87′ – Arsen Kasa tërhoqi nga fanella Xhuliano Skukën brenda zonës, dhe kryesori akordoi penallti. Episodi është shumë i diskutueshëm, pasi ndodhet në kufijtë e zonës së rreptësisë, madje ka nisur jashtë zonës. Përkundër protestave të Elbasanit, arbitri nuk shikoi VAR për të marrë pamje më të qarta, duke e konfirmuar vendimin direkt në fushë. Për më tepër, Kasa merr të verdhën e dytë dhe largohet me karton të kuq.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL