MOVIOLA E EGNATIA-VORA/ Një penallti ndez polemikat, Cjapin e ndihmon VAR-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2025 | 16:36

MOVIOLA E EGNATIA-VORA/ Një penallti ndez polemikat, Cjapin e ndihmon VAR-i

Ndeshja Egnatia-Vora u shoqërua me disa episode të diskutueshme, duke vënë në qendër të vëmendjes gjykimin e arbitrit Kreshnik Cjapi dhe ndërhyrjet e dhomës VAR. Më poshtë janë të analizuar momentet kyçe, të cilat ndikuan në ritmin dhe dinamikën e lojës.

adsasddsadasasddsaadsasdads

MINUTA e 26-të: Haime ndëshkohet me karton të verdhë për simulim brenda zonës, pas duelit me mbrojtësin Vrapi. Mbrojtësi i Egnatias kërkoi penallti, por Cjapi akordon faull në dëm të tij. Nga pamjet duket një vendim i drejtë i kryesorit, sepse kontakti mungon. Një situatë që kryesori e zgjidh në fushë pa pasur nevojën e VAR.  (VIDEO) 

MINUTA e 47-të: Çibuike ndalon Buriç pas një dyluftimi në kufijtë e zonës së rreptësisë, me Cjapin që vazhdon lojën dhe e konsideron të rregullt. Më pas, thirret nga dhoma VAR të rishohë aksionin dhe ndryshon vendim, duke akorduar penallti. Moment shumë i dyshimtë, me pengimin që nuk mungon, por dilema është nëse nis jashtë zone apo brenda. Gjithsesi, Cjapi gabon në vendimin fillestar, duke e konsideruar të rregullt. (VIDEO) 

MINUTA e 62-të: Pas një harkimi në zonë rrëzohet Ruzgis pas dyluftimit me Poçin. Sulmuesi kërkon penallti, por nga pamjet duke më shumë si një duel normal në zonë, pavarësisht rrëzimit.  (VIDEO) 

PANORAMASPORT.AL