Moviola e Dinamo-Partizani/ Dyshime për një penallti, Xhaja me asistentët lënë pushim “VAR”-in (VIDEO)
Dinamo ka humbur një tjetër sfidë në shtëpi dhe këtë herë ka qenë Partizani skuadra që arriti të fitonte me rezultatin e pastër 0-2 ndaj të kuqve.
Të besuarit e Kërnajës zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë duke qenë cinikë e për më tepër, duke shënuar 3 herë megjithëse një gol u anulua për pozicion jashtë loje. Nga pamjet filmike, duket se bëhet fjalë për një pozicion milimetrik, që gjithsesi u konfirmua nga VAR-i. Në këtë sfidë, kishte dyshime edhe për një penallti, e cila nuk u konsiderua e tillë dhe të gjitha vendimet e dyshimta, u morën në fushë pa pasur nevojë për ndihmën e sistemit VAR.
21′ Buxhelaj nis në të djathtë Sidiben i cili fiton duelin e shpejtësisë me Teikseirën dhe kroson në zonë. Topi largohet fillimisht nga vendësit dhe përfundon te Hjumën i cili në hyrje të zonës bën një goditje të fuqishme duke e çuar topin në rrjetë. Megjithatë, festa ndalet nga asistenti Egin Doda që sinjalizon pozicion jashtë loje në fillim të aksionit. Më pas, është edhe sistemi VAR që konfirmon vendimin e fushës, duke i dhënë të drejtë Dodës. (VIDEO)
61′ Bregu nga e djathta tenton të hyjë në zonë, por Murataj e pengon duke i ndalur hovin. Bregu kërkon nga Xhaja penallti i cili bën me shenjë që loja duhet të vazhdojë. Pas pak sekondash, kryesori kërkon konfirmimin nga dhoma e sistemit VAR dhe konfirmon vendimin e tij. në pamje duket që ka kontakt, megjithatë lojtarët janë jashtë zone. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













