Postuar: Janar 26, 2026 | 16:34
Moviola e Bylis-Egnatia/ Pak polemika, dy raste janë të diskutueshme (VIDEO)
Gjatë ndeshjes pati situata të diskutueshme, si gola të anuluar, penallti të akorduara pas rishikimit dhe aksione të dyshimta që ndezën protestat e lojtarëve dhe tifozëve.

Minutat 19-22: Ruçi merr një top të mirë në zonë, godet me kokë dhe tund rrjetën e vendasve. Ka protesta nga këta të fundit, por pas rishikimit në VAR, goli anulohet për pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë.
Minutat 54-56: Kryeziu shkakton penallti pas gabimit fatal ndaj Koxhi në zonë teksa e mban prej fanelle lojtarin e Bylisit. Prenga nuk e akordon menjëherë dhe më pas shkon në VAR. Pas rishikimit, atëherë jep OK dhe ndëshkon me karton të verdhë Kryeziun. Vendim i drejtë.
PANORAMASPORT.AL













