Moriero humb “krahun e djathtë” te Laçi, ndihmësi i jep lamtumirën: Erdha, pashë, mësova, fitova!
Trajneri Françesko Moriero, do të drejtojë Laçin në vijimin e sezonit pa ndihmën e asistentit të tij shqiptar, Oltjon Kërnaja. Ky i fundit, nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e kurbinasve, të cilëve u ishte bashkuar gjatë verës.

“FALEMINDERIT K.F Laçi. Erdha, pashê, mësova, fitova! Faleminderit President z. Laskaj dhe drejtor z.Haxhiu për besimin në këto muaj. Mirëutakofshim! Para Laçi”, ishte mesazhi i tij në rrjetet sociale duke bërë të ditur se është larguar nga detyra që mbante në klub.
Kësisoj, gjërat komplikohen më shumë për Morieron, pasi Kërnaja ishte një njohës i mirë i Superiores dhe padyshim kishte një ndikim edhe në ecurinë e mirë të kurbinasve në javët e kaluara kur ia dolën që të largoheshin nga vendi i fundit në klasifikimin e Superiores.

PANORAMASPORT.AL













