Mirel Josa prezantohet te Bylisi, ja plani për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2025 | 23:25

Mirel Josa prezantohet te Bylisi, ja plani për sezonin e ri

FK Bylis prezantoi në prezencën e presidentit Besnik Kapllanaj, stafit administrativ të klubit dhe trajnerët e Akademisë, trajnerin Mirel Josa, i cili nga dje ka marrë drejtimin e ekipit, duke zhvilluar edhe seancën e parë në “Adush Muçaj”.

duka

Natyrisht nuk mund të mungonte, trajneri që drejtoi me sukses skuadrën tonë sezonin e shkuar, në realizimin e synimeve, Gentian Mezani. Klubi ka falënderuar në prezencë të skuadrës trajnerin Mezani, për realizimin me sukses të misionit në sezonin e shkuar, njëkohësisht i ka uruar mirëseardhjen trajnerit Mirel Josa, duke shpalosur edhe synimet ambicioze për sezonin e ardhshëm.

Në Ballsh do të shohin edhe më mirë skuadrën dhe formën e lojtarëve në testin e radhës me Lushnjës, që do të luhet të shtunën në orën 18:00. Trajneri Mirel Josa do të ketë shansin që të shohë tërë lojtarët, edhe ata që janë në provë dhe që janë rikthyer nga huazimi. Në syrin e Josës do të jenë ata me perspektivë që do të bëhen pjesë e skuadrës së parë, ndërsa pjesa tjetër do të mbeten pjesë e ekipit B në Kategorinë e Dytë.

Me sa duket në Ballsh nuk do të ketë më ekip U21 në sezonin e ardhshëm. Kujtojmë që Bylisi bëri një fazë përgatitore për afro një katër javë dhe trajneri i ri e merr skuadrën në gjendje të mirë, në një moment kur faza ka hyrë në kulmin e vet. Në Ballsh kanë nisur që të bëjnë llogari ndryshe për sezonin e ri, teksa duket se pjesë e grupit nuk do të jenë më as Da Silva e as Berko, që luajtën titullarë në sezonin e shkuar dhe kontrata u përfundoi në fund të majit.

HUAZIMET – Disa ekipe të së Parës dhe së Dytës kanë kërkuar lojtrë në formë huazimi te mallakastriotët, të cilët aktualisht kanë një organikë me plotë 50 lojtarë. Drejtuesit nuk duan që të nxitohen, pasi duan që të formatojnë ekipin e parë dhe atë “B”.

Më pas mund të ketë ndonjë huazim në ekipet si: Luftëtari, Lushnja, Tomori, Naftëtari apo dhe Oriku. Kjo është një metodë të vilën e ndjekin shpesh në Ballsh vitet e fundit, ku kanë afruar lojtarë të rinj vendas, por edhe të huaj dhe më pas i kanë huazuar për të marrë më shumë eksperiencë. Ndërkohë që deri të premten, në Ballsh presin të zyrtarizojnë edhe ndonjë afrim, sidomos në mbrojtje dhe mesfushë.

ERION SALIU-PANORAMASPORT.AL