Postuar: Gusht 9, 2025 | 14:49
Miqësore me “aromë” Superiore, Milinkoviç kërkon të debutojë me fitore te Partizani
Partizani do të rikthehet sot në fushë, për të luajtur ndaj Bylisit. Ndeshja në stadiumin “Arena e Demave” do të nisë në orën 18:00.
Ky takim miqësor është dhe testi i parë për Mladen Milinkoviç. Më saktë për skuadrën, që do të tregojë shenjat e para në sytë e trajnerit serb. Milinkoviç u prezantua me Partizanin më 6 gusht. Koha ka qenë e shkurtër, megjithatë menjëherë ka vendosur të aplikojë dy seanca stërvitore në ditë.
Dhe ndaj Bylisit të Mirel Josës është një sfidë e vërtetë me aromë Superiore. Ballshiotët ia dolën të qëndrojnë në elitë edhe për një sezon, ndërsa synojnë sërish të jenë konkurrues për Superioren.
PANORAMASPORT.AL













