Milinkoviç e nis me vrull te Partizani, por i dëmtohet kapiteni i skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2025 | 11:27

Milinkoviç e nis me vrull te Partizani, por i dëmtohet kapiteni i skuadrës

Partizani ka zhvilluar dje ditën e dytë të stërvitjes me Mladen Milinkoviç në krye. Ishin dy seanca stërvitore, e para në mëngjes dhe e dyta pasdite.skukaTrajnerit serbo-boshnjak i mungonte Xhuliano Skuka. Dëmtimi i pësuar në ditën e parë të stërvitjes me trajnerin e ri, do ta mbajë Skukën jashtë për disa ditë. Pavarësisht kësaj, pritet të jetë gati për ndeshjen e parë me Vorën. Partizani ndërkohë po studion mundësinë në tregun e transferimeve, që afrojë një tjetër numër 9.

DY SEANCA- Mladen Milinkoviç e ka nisur me vrull te Partizani. Trajneri i ri kërkon të implementojë filozofinë e tij, për këtë ka aplikuar menjëherë dy seanca stërvitore në ditën e dytë. E para u zhvillua në mëngjes, ndërsa e dyta pasdite. Përgatitjet vijojnë në stadiumin “Arena e Demave”. Në prag është miqësorja me Bylisin, që do të luhet ditën e shtunë prej orës 18:00. Fokusi është pikërisht te kampionati. Dhe Milinkoviç kërkon t’i marrë më të mirën grupit. Bashkë me trajnerin qëndron edhe stafi i tij, që përbëhet nga dy të ardhur dhe Oltijon Kërnaja. Ky i fundit është pasuesi i Renaldo Kalarit te Partizani B.

SKUKA- Partizani e riktheu Xhuliano Skukën në qershorin e këtij viti. Sulmuesi dibran është i vetmi nga pesë lojtarët e afruar që ka firmosur kontratë 3-vjeçare. Besimi qëndron për të rikthyer Skukën e parë te Partizani. Ai i vitit 2022, që spikaste dhe shitej me pas nga Partizani te Metz në Francë. Eksperienca e parë pas rikthimit te të kuqtë ishte në turin e parë të Ligës së Konferencës. Skuka e tregua protagonist dhe antagonist në të njëjtën kohë. Kjo pasi në ndeshjen e parë me Kaljun në Talin shënoi golin e barazimi(1- 1). Më pas në Tiranë humbi penalltinë, që do të dërgonte Partizanin në avantazh dhe mund të siguronte kualifikimin. Partizani i sezonit të ri i ka besuar peshën kryesore të sulmit. Bëhet fjalë për qendrën. 27- vjeçari ka eksperiencën e duhur, për të marrë për dore ekipin drejt objektivave të këtij sezoni.

MARTINEZ- Mbrojtësi nga Kosta Rika ishte një tjetër mungesë e Partizanit në stërvitjen e djeshme. Karlos Martinez u dëmtua që në ndeshjen me Kukësin. Dhe deri tani nuk është parë nga trajneri i ri në stërvitje. Njëjtë si situata e Skukës, pritet të jetë gati para fillimit të kampionatit. 26-vjeçari është alternativa e vetme natyrale për krahun e djathtë të sulmit.

PANORAMASPORT.AL