Mesfushori i Dinamos, Qardaku: Respektojmë kuqeblutë, por shkojmë për të marrë më të mirën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2025 | 12:21

Mesfushori i Dinamos, Qardaku: Respektojmë kuqeblutë, por shkojmë për të marrë më të mirën

Në prag të ndeshjes ndaj Vllaznisë, mesfushori i Dinamos, Eridon Qardaku ka folur ditën e djeshme për mediat. Qardaku ka vlerësuar kundërshtarin, duke bërë të qartë se Dinamo nuk mbivlerëson apo nënvlerëson asnjë skuadër.qardaku“Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë, një ndeshje e denjë rivalësh. E respektojmë Vllazninë, por nuk e mbivlerësojmë dhe as nuk e nënvlerësojmë. Patjetër që në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë një atmosferë e mirë dhe e bukur sportive. Tifozët shkodranë gjithmonë e bëjnë të bukur atmosferën, ndaj them se do të jetë një ndeshje për t’u shijuar e gjitha. Ne si Dinamo do të mundohemi të bëjmë lojën tonë, si gjithmonë. Jemi përgatitur për këtë sfidë dhe tani le t’ia lëmë fushës gjithçka. Na duhet të jemi të përqendruar nga momenti i parë deri në të fundit për të gabuar sa më pak. Objektivi ynë është që të marrim më të mirën nga kjo ndeshje”, tha Qardaku para ndeshjes, i cili pritet të jetë titullar.

PANORAMASPORT.AL