“Më vjen keq që një finale u mbyll në mënyrën kaq të shëmtuar”, Dede: Na hoqën të drejtën për të luajtur 2-3 minutat e fundit, ja kur treguam fytyrën e vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2026 | 21:56

“Më vjen keq që një finale u mbyll në mënyrën kaq të shëmtuar”, Dede: Na hoqën të drejtën për të luajtur 2-3 minutat e fundit, ja kur treguam fytyrën e vërtetë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, foli pas humbjes 3 me 2 ndaj Dinamos, në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, ia u shpreh:

bandicam 2026-05-13 21-42-54-672

“Ky është futbolli nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk varet çdo gjë vetëm nga ne. Shumë mendime vijnë në kokë, më vjen keq për pjesën e parë, pavarësisht kartonit të kuq të Bakajokos, nuk e kam parë, nuk mund të flas fare. Më vjen keq si i morëm golat, duhet të ishim në ekuilibër. Duhet të ishim me bllok të mesëm. Ishte shpejt për ndryshime dhe për të vendosur.

Kur e pashë që 4-4-1 nuk funksiononte, ndryshova. Ishte aventurë e rrezikshme. 3-4-2 dhe pjesa e dytë, nuk kam pishman. Në disa situata mund të bënim më mirë, duhet të ishim më të qartë. Gabimet erdhën nga emocioni i madh. Duhet të ishim shumë të ftohtë, që të kishim numra lartë për t’u ngritur. Në pjesën e dytë djemtë treguan fytyrën e vërtetë dhe dolën nga fusha dinjitozë. Më vjen keq që një finale u mbyll në mënyrën kaq të shëmtuar. Na hoqën të drejtën për të luajtur 2-3 minutat e fundit, duhet zbatuar rregullorja në çdo element.

Nuk erdha i papërgatitur. Trajneri i Dinamos u sqarua në minutën e 93-të, duhet të na jepte të drejtën të luanim ato minutat që u sqarua trajneri i Dinamos. Nuk i bëjmë reklamë futbollit shqiptarë në këtë mënyrë. Për të mos folur më pas për topat e hedhur në fushë që i përkasin një tjetër epoke.

Në qoftë se nuk ka shtesë mbi shtesë unë tërhiqem. Është harxhuar 2 minuta e 15 sekonda për sqarimin e trajnerit të Dinamos.

Xhemajlit i kërkova të mos shkonim me bllok të ulët. Duhet të lunim më lartë. Portieri duhet të priste çdo vertikale. Kjo më ngeli peng për pjesën e parë.

Një aventurë sportive, kaluam “all-in”, pretendonim të shënonim një gol dhe më pas ta luanim ndeshjen tonë. Po luanim 1 kundër 1 në të gjithë fushën. Gruda duhet të mbulonte 2 pozicione. Kishim pak numra në zonë, mendova do ishte më mirë që edhe Adjesa të ishte pjesë, e ndihmoi shumë skuadrën, shënoi një gol që nuk e di pse arbitri e mendoi për faull.

Me Selmanin po mbanim gjerësinë në një krahë dhe me Fangajn në krahun tjetër. Ndoshta Kryeziu duhet të shkonte më shumë në mbështetje.

Ishim përgatitur për të mos lejuar Ditën dhe Alijin të shpërndanin lojën, nuk e bëmë dot se ngelëm me 10 lojtarë. Nuk patën kohë që të shfaqeshim 2 herë para portës kundërshtarë. Gjithë sekreti ishte si do të lëviznim me Albanezen, mbrapa shpinës së Bakajokos. Më dy këto lëvizje futej në lojë Fernando që do të bënte diçka tjetër. Komplimente për forcën dhe besimin e djemve, pas minutës së 30-të, deri në minutën 90+5 minus 2 që na i hoqën”, deklaroi Dede.

PANORAMASPORT.AL