“Me vjen keq për Egnatian që…”, trajneri Tetova pasi e mbylli sërish si vend i parë: Partizanin apo Dinamon në Final Four? Dua…
Egnatia u mposht nga Teuta me rezultatin 2-1. Ky rezultat nuk i hoqi vendin e parë kampionëve, për të dytin sezon radhazi.

Pas ndeshjes foli trajneri Edlir Tetova. Tekniku i rrogozhinasve deklaroi:
“Sigurisht që është ogur i mirë, për mua personalisht dhe klubin, vendi i parë. Qëllimi është ta mbyllësh i pari, në një ndeshje mund të ndodhë çdo gjë. Emocionet e Final Four do të jenë të bukura.
Jemi gati, janë rikthyer pothuajse të gjithë lojtarët.
Nuk kam preferencë, të katërt e kemi merituar, me këdo të përballemi, mendoj ndeshje e bukur. Dua të uroj katër skuadrat dhe kush të jetë më i miri, të fitojë.
Janë skema që i kemi përdorur, më bën përshtypje tek ekipi im që një lojtar e di çfarë bën shoku i skuadrës.
Jahaja? Edhe ai ka pasur minutazh goxha nga Kupa, shumë i lodhur, nuk kishim më ndërrime për pjesën lart.
Sigurisht që të vjen keq, por siç e thashë për mua si trajner janë 36 javë të rëndësishme. Dua të shkarkoj lojtarët si vjet, për pjesën që gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje”, u shpreh Tetova për RTSH.
PANORAMASPORT.AL













