Postuar: Qershor 11, 2025 | 0:09
Më në fund me stadium, Tirana di ku do e nisë edicionin e ardhshëm
Tirana e mbylli kampionatin në vendin e tetë, por një nga faktorët e krizës së rezultateve është fakti se skuadra ka luajtur vetëm 10 nga 38 takimet në kryeqytet.

Kalendari, pa ndeshjet e Europës, llogariste 20 ndeshje si pritës dhe 18 si udhëtues. Fakt është që Tirana ka zhvilluar 27 takime jashtë Tiranës, dhe 11 në kryeqytet, përfshirë katër derbet.
Në sezonin e ri, duket se bardheblutë kanë shansin të luajnë në kryeqytet, në stadiumin e tyre “Selman Stërmasi”, derisa ky i fundit të prishet.

PANORAMASPORT.AL













