Mbrojtësi i Vllaznisë ankohet për gjyqtarët: Është problem i madh se sa i prekim pak sulmuesit…
Elmando Gjini është kthyer shumë shpejt në një nga pikat kyç të Vllaznisë në këtë sezon. Futbollisti po luan rregullisht tre kuqeblutë dhe i është gëzuar fitores ndaj Dinamos, teksa edhe njëkohësisht është ankuar pas sfidës për gjyqtarët.

“Unë mund të them se jemi gjithmonë të karikuar, sidomos kur luajmë në Shkodër. Falënderoj të gjithë tifozët. Ata na mbështetin nga minuta e parë në të fundit.
Unë i marr ndeshje për ndeshje. E falënderoj trajnerin që ka pasur besim te unë dhe unë kam detyrë t’ia shpërblej në fushë.
Ky kampionat sidomos është shumë i vështirë, çdo ekip është i vështirë në fushën e tyre. Si luajmë në Shkodër duhet të luajmë edhe jashtë se kemi gjithmonë tifozët me vete.
Jemi shumë mirë në mbrojtje me tre, por është problem se sa i prekim pak sulmuesit na japin faull dhe është problem shumë i madh”, tha Gjini për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













