Postuar: Shtator 21, 2025 | 8:11
Martini dhe shumë lojtarë të Vllaznisë kthehen sot në “shtëpi”, njihuni me sfidat që mbyllin javën e katërt të Superiores
Java e katërt e Superiores do të mbyllet me 3 duelet që do të luhen ditën e sotme.
Dinamo dhe Bylis do të zbresin në fushë në orën 16:00, me të dyja skuadrat që vijnë nga një humbje. Në të njëjtën orë, Vora do të presë Flamurtarin, ku vlonjatët kërkojnë fitoren e parë të sezonit.
Dueli i fundit është mes Teutës dhe Vllaznisë. Të dyja ekipet janë pretendente të forta për titullin, dhe për Martinin dhe shumë lojtarë kuqeblu kjo ndeshje do të thotë kthim në shtëpi, në “Niko Dovana”.
NDESHJET E SOTME
DINAMO-BYLIS ORA 16:00
VORA-FLAMURTARI ORA 16:00
TEUTA-VLLAZNIA ORA 19:00
PANORAMASPORT.AL













