Martini dhe Milinkoviç përballë, statistikat para sfidës në “Loro Boriçi”
Vllaznia-Partizani është gjithmonë një përballje me peshë për Superioren. Tifozët e shumtë i japin atmosferën e duhur sfidës, ndërsa e radhës do të luhet të shtunën prej orës 19:00.

Në “Loro Boriçi” do të vendosen përballë dy skuadra që kanë pretendime për këtë edicion. Edi Martini e njeh mjaft mirë Partizanin. Trajneri i Vllaznisë është vendosur 19 herë përballë Partizanit, ndërsa në të gjitha ka qenë si trajner i Teutës. Nga fundi i vitit 2019 dhe deri tani, numëron 5 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje. Golavarazhi është 10 gola të shënuar dhe 16 të pësuar.
Të gjitha takimet janë zhvilluar në kudër të Superiores, ndërsa në total Martini ka grumbulluar 21 pikë me të kuqtë. Tashmë do provojë për herë të parë ndjesinë, si trajner i Vllaznisë kundër Partizanit. Fillimisht duhet të paguajë gjobën, për të shlyer edhe një ndeshje pezullim që i ka mbetur nga Disiplina.
Në anën tjetër ndodhet Mladen Milinkoviç. Trajneri i Partizanit nuk ka humbur asnjëherë përballë kuqebluve, ndërsa numëron pesë ndeshje. Më parë ka fituar një, ndërsa ka barazuar katër të tjera. Ishte viti 2016 dhe 2017, kur fillimisht drejtoi Luftëtarin dhe më pas Kukësin.
PANORAMASPORT.AL













