Maget lë shenjën e parë në Spanjë, Partizani bën tifo të çmendur për ish-mesfushorin e të kuqve se do i mbushë arkat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2025 | 23:08

Maget lë shenjën e parë në Spanjë, Partizani bën tifo të çmendur për ish-mesfushorin e të kuqve se do i mbushë arkat

Te Partizani kanë mjaft interes për Maget Gueje aktualisht. Kjo për vetë situatën aktuale të mesfushorit senegalez dhe shumës që mund të përfitohet. Rejsing Santander luajti dje përballë Mirandes, takim të cilin e barazoi me rezultatin 3-3.

maget

Maget u aktivizua në minutën e 65-të të gjysmëfinales së parë të “play off”-it. Të dyja skuadrat kërkojnë ngjitjen në La Liga. Aktivizimi i Maget rezultoi i duhuri, pasi vetëm 6 minuta më pas asistoi golin që rihapi sfidën(2-3). 22-vjeçari ndërkohë regjistroi edhe një karton të verdhë gjatë ndeshjes.

Partizani bën tifozllëk për Rejsing Santander në këtë gjysmëfinale, pasi ekziston mundësia që të përfitojnë 300 mijë euro. Të kuqtë do të fitojnë shumën në fjalë, nëse Rejsing Santander do të ngjitet në La Liga. Në rast se eliminohet në gjysmëfinale apo humbet finalen, atëherë “Demat” do të mjaftohen me 100 mijë euro. Bonusi vjen nga kontrata e firmosur për largimin e Maget Gueje.

Ky i fundit u bashkua me vonesë te klubi spanjoll, ndërsa është aktivizuar rregullisht dhe pse jo gjithmonë si titullar. Në 30 ndeshje ka fituar minuta duke filluar 11 prej tyre. Dje ishte hera e parë ku bëri protagonistin. Pikërisht në momentin më kulminant të sezonit për gjithë skuadrën. Gjysmëfinalja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 12 qershor, prej orës 21:00.

Këtë herë do të jetë transfertë për Rajsing Santander. Gjysmëfinalja tjetër ndërkohë është mes Almerias dhe Oviedos, ndërsa takimi i parë është fituar nga këta të fundit 1 me 2.

PANORAMASPORT.AL