Maçolli di çelësin e suksesit ndaj Egnatias: Të jemi të qetë para portës
Pas barazimit të Teutës ndaj Flamurtarit, mesfushori Xhoele Maçolli ka folur për paraqitjen e skuadrës dhe përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Egnatias.

Ai thekson rëndësinë e përqendrimit dhe besimin se ekipi do të reagojë pozitivisht në ndeshjet që vijnë. “Ka qenë një ndeshje e vështirë. Flamurtari u mbrojt mirë dhe na e bëri lojën të vështirë, por treguam karakter. Sigurisht që donim fitoren, por barazimi është një pikë që na mban në garë”, tha Maçolli.
Ai shton se skuadrës i mungoi konkretizimi në momentet kyçe: “Krijuam raste, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim si duhet. Duhet të jemi më të qetë dhe më të saktë para portës.” Atmosfera në skuadër mbetet pozitive dhe të gjithë janë të fokusuar te sfida e radhës.
“Egnatia është një skuadër shumë e organizuar dhe me cilësi. Do të jetë një ndeshje e fortë, por ne do të hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë rezultat pozitiv. Çelësi është disiplina taktike, lufta në çdo duel dhe përqendrimi gjatë gjithë 90 minutave”, përfundoi mesfushori.
Teuta do të kërkojë fitoren e parë pas barazimit për të vijuar rrugëtimin pozitiv në Superiore dhe për të mbajtur ritmin konkurrues në renditje.
PANORAMASPORT.AL













