Lista e të rrezikuarve/ Ja lojtarët me tre kartonë të verdhë
Java e fundit e kampionatit ka sjellë edhe pasojat e para për akumulimin e kartonëve të verdhë. Disa skuadra pritet të kenë mungesa të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme, pasi futbollistët e tyre kanë arritur në kuotën e tre paralajmërimeve. Bylis do të duhet të menaxhojë mungesën e Fabjan Perndrecës, i cili është në kufirin e kartonëve.

Edhe kryesuesja Egnatia nuk bën përjashtim, pasi mesfushori Albano Aleksi ka plotësuar numrin e tretë të paralajmërimeve dhe rrezikon të mungojë në një duel të rëndësishëm. Te FK Vora, dy emra spikasin në listë: Kevin Dalipi dhe braziliani Luis Felipe Da Silva Rodrigues, të dy me nga tre kartonë të verdhë. Kjo përbën një shqetësim për stafin teknik, pasi bëhet fjalë për titullarë të rëndësishëm.
Në radhët e Flamurtarit, dyshen e “verdheve” e përbëjnë Erik Veiga dhe Cristian David Nunes Morales, të cilët tashmë janë në prag të pezullimit. Nga Partizani, i evidentuar është Besar Gudjufi, ndërsa te Vllaznia ka prekur këtë kufi Elmando Gjini. Kjo situatë i detyron trajnerët të bëjnë llogaritë me kujdes për ndeshjet e ardhshme, pasi çdo karton i radhës do të sjellë mungesa të detyruara në përballje vendimtare.
LOJTARËT ME 3 KARTONË TË VERDHË
BYLIS
Fabjan Përndreca 3 kartonë të verdhë
EGNATIA
Albano Aleksi 3 kartonë të verdhë
VORA
Kevin Dalipi 3 kartonë të verdhë
Luis Felipe Da Silva Rodrigues – 3 kartonë të verdhë
FLAMURTARI
Erik Veiga – 3 kartonë të verdhë
Cristian David Nunes Morales 3 kartonë të verdhë
PARTIZANI
Besar Gudjufi 3 kartonë të verdhë
VLLAZNIA
Elmando Gjini – 3 kartonë të verdhë
PANORAMASPORT.AL













