Lista e Dinamos në UEFA pëson ndryshime! Lihet jashtë një nga kapitenët, hiqet edhe sulmuesi i nisur drejt Ukrainës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2025 | 21:17

Lista e Dinamos në UEFA pëson ndryshime! Lihet jashtë një nga kapitenët, hiqet edhe sulmuesi i nisur drejt Ukrainës

Dinamo ka dorëzuar në UEFA listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Hajdukut të Splitit dhe në të ka pasur disa ndryshime.

dinamo

I pari ka të bëjë me faktin se mes lojtarëve të regjistruar nuk është Rustem Hoxha, pasi qendërmbrojtësi ka pësuar një dëmtim në stërvitje në javën e kaluar dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë në radhët e bluve.

Ndërkohë, në listë nuk figuron as emri i Peter Itodo Mandelës, i cili e ka mbyllur me blutë dhe do të vazhdojë karrierën me Metalist 1925 në Ukrainë. Ndërkohë, futbollisti tjetër që do i bashkohet ukrainasve, Baton Zabërgja, është në listën e Dinamos dhe do të marrë pjesë në dy ndeshjet ndaj klubit kroat.

LISTA

PORTIERË: Edmir Sali, Rajan Guçi, Aldo Teqja

MBROJTËS: Usni Ismaili, Bekim Maliqi, Naser Aliji, Jorgo Meksi, Lorran De Oliveira Kuintanija, Faton Neziri

MESFUSHORË: Kevin Meça, Adrian Doçi, Gudiabi Bakari, Karamba Gasama, Fjoart Jonuzi, Klevi Qefalija, Bruno Dita, Ledio Beqja, Eridon Qardaku

SULMUES: Baton Zabërgja, Lorenco Vila, Dejvi Bregu, Tiago Roça Ferreira, Florenc Farruku, Hekuran Berisha

PANORAMASPORT.AL