Largohen nga “Loro Boriçi”, axhenda e Vllaznisë pëson ndryshime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2025 | 13:39

Largohen nga “Loro Boriçi”, axhenda e Vllaznisë pëson ndryshime

Vllaznia do të luajë miqësorën e radhës kundër Deçiqit. Ndaj këtyre të fundit ishte programuar që të luhej në stadiumin “Loro Boriçi”, megjithatë axhenda ka ndryshuar.

Vllaznia-Partizani Loro Borici

Data mbetet e njëjtë, 21 qershor, por vendi ka ndryshuar. Ndeshja ndaj Deçiqit do të luhet në Tuz. Këto të fundit vijnë në sfidën ndaj kuqebluve si fitues të Kupës së Malit të Zi. Të dyja skuadrat do të marrin pjesë në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Vllaznia luajti dje miqësoren e parë para sfidave të Europës. Kuqeblutë fituan në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-0 përballë Vllaznia Elite.

PANORAMASPORT.AL