Largimi i Milinkoviç, Partizani zgjedh trajnerin brenda familjes së kuqe në krye të skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2025 | 23:39

Largimi i Milinkoviç, Partizani zgjedh trajnerin brenda familjes së kuqe në krye të skuadrës

Mladen Milinkoviç është shkarkuar nga Partizani. Klubi i kuq, siç “Panorama Sport” kishte paralajmëruar, do të vendoste për largimin e trajnerit serb.

kernaja

Në pritje të emrit të radhës, seancat stërvitore do të drejtohen nga Oltijon Kërnaja. Ky i fundit u afrua në korrik te Partizani B, pasi largimit të Renaldo Kalarit.

Kërnaja ka bërë mjaft mirë me ekipin B në fillimin e sezonit të Kategorisë së Dytë. Pasi fitoi sfidën e parë ndaj Igëll, triumfoi edhe në transfertën e Tomorit.

Të kuqtë largojnë kështu trajnerin e dytë brenda këtij sezoni, si asnjë klub tjetër i Superiores. Më parë ishte Skënder Gega, që e mbylli aventurën me kryeqytetasit pas eksperiencës në Europë.

PANORAMASPORT.AL