Lajmi i mirë për Tiranën pas telasheve me dëmtimet, rishfaqet Gjumsi
Pas një periudhe të gjatë mungese për shkak të dëmtimit dhe operacionit në shpatull, Aldi Gjumsi ka nisur stërvitjen me skuadrën, duke dhënë shenja të qarta rikuperimi.

Lojtari, i cili ka kaluar një trajtim të specializuar dhe rehabilitim intensiv, duket i gatshëm për t’u rikthyer gradualisht në fushë. Stafi teknik i klubit ka treguar kujdes të veçantë gjatë fazës së rikuperimit, duke ndjekur programin individual të Gjumsit, për të siguruar që kthimi i tij në stërvitje të jetë i sigurt dhe pa rrezik për komplikime të mëtejshme.
Ky rikthim është një lajm i mirë për trajnerin. Sipas burimeve nga klubi, lojtari do të përfshihet gradualisht në stërvitje me grupin dhe pritet të jetë gati për ndeshjet e ardhshme në disa javë. Rikthimi i Gjumsit nuk është vetëm një shtysë për skuadrën në aspektin sportiv, por edhe një motivim për shokët e tij të skuadrës dhe për tifozët, që presin të shohin lojtarin e tyre të preferuar përsëri në fushë.
PANORAMASPORT.AL













