Partizani zhgënjen plotësisht, Veselinoviç drejt shkarkimit nga pankina e “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2025 | 21:11

Partizani zhgënjen plotësisht, Veselinoviç drejt shkarkimit nga pankina e “demave”

Partizani ka regjistruar sot humbjen e dytë radhazi në Superiore dhe duket hija e vetvetes në krahasim me pjesën e parë të kampionatit, shumë larg asaj që mund të cilësohet një skuadër pretendente. Dhe duket se faturën për këtë do e marrë trajneri Aleksandar Veselinoviç.

abilaliaj veselinovic

Mësohet se drejtuesit e klubit kryeqytetas, të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës, po mendojnë shkarkimin e teknikut serb, meqë ky i fundit ia ka deleguar çdo vendim të mundshëm të këtij lloji pikërisht drejtuesve. Pas ndeshjes të humbur ndaj Bylisit, ai bëri të qartë se nuk do të jepte dorëheqjen.

Në këtë situatë, pritet që klubi të bëjë publik vendimin për largimin e trajnerin, i cili ka si justifikim faktin se është detyruar që të ndryshojë planet e tij pasi ishte klubi në fakt që miratoi largimin e disa prej lojtarëve kyç të skuadrës në merkato. Ai e bëri pakënaqësinë e tij ndaj këtij vendimi publike dhe kjo po shtyn më shumë klubin të marrë këtë vendim, edhe pse pak ditë më parë drejtori sportiv Abilaliaj theksoi se nuk kishte asnjë arsye pse të largohej tekniku.

PANORAMASPORT.AL