Lajme të këqija për Tiranën, sulmuesi mbyll para kohe sezonin pas dëmtimit në derbi: Do kthehem më i fortë se kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2026 | 23:51

Lajme të këqija për Tiranën, sulmuesi mbyll para kohe sezonin pas dëmtimit në derbi: Do kthehem më i fortë se kurrë

Aventura e këtij sezoni për Etien Taren me fanellën e Tiranës është mbyllur me praninë e tij në minutat e fundit të derbit ndaj Partizanit. Sulmuesi u dëmtua në shpatull në ato pak minuta në të cilat luajti në fundin e takimit.

tare

Sot, nëpërmjet rrjeteve sociale, ai ka bërë të ditur se dëmtimi ishte serioz dhe kërkonte kohë për rikuperimin ndaj sezoni i tij ishte mbyllur këtu, duke mos qenë i gatshëm për të ndihmuar Tiranën në javët e fundit.

POSTIMI I TARES

Për të gjithë tifozët e Tiranës

Dua të ndaj me ju disa lajme të këqija. Pas vlerësimeve mjekësore, fatkeqësisht kam pësuar një dëmtim në shpatull që kërkon kohë për rikuperim. Për këtë arsye, nuk do të mund të vazhdoj të luaj për pjesën e mbetur të këtij sezoni futbollistik.

Kjo është shumë e vështirë për mua ta pranoj, pasi gjithmonë dua të jem në fushë duke dhënë maksimumin për ekipin dhe për ju. Por tani për tani, fokusi im duhet të jetë te shërimi dhe rikthimi më i fortë.

Faleminderit për mbështetjen, mesazhet dhe mirëkuptimin tuaj të jashtëzakonshëm. Do të thotë shumë për mua. Do të punoj çdo ditë për t’u rikuperuar dhe për t’u kthyer më i fortë se kurrë.

Shihem së shpejti! Eti

sdfsdffsdsfdfsdsfdsfd

PANORAMASPORT.AL