Lajm i keq për Partizanin, lideri i ekipit humbet ndeshjen me Flamurtarin në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2025 | 12:57

Lajm i keq për Partizanin, lideri i ekipit humbet ndeshjen me Flamurtarin në Vlorë

Partizani pritet të mos e ketë të gatshëm sot Marçelino Prekën ndaj Flamurtarit. “Panorama Sport” mëson se lideri i ekipit do të mungojë për shkak të një infeksioni që po kalon, ndërsa me shumë gjasa do të rikthehet javën tjetër në fushë.

GJK_4078-1140x761

Preka ishte ndër lojtarët e paktë që kanë luajtur titullar në gjashtë javët e para. Mbetet për t’u parë po ashtu se cili do të jetë kapiteni i skuadrës.

Pasi Preka dhe Hoxha u zëvendësuan në derbi, shirtin e kapitenit e mbajti Albion Marku. Ky i fundit ishte i pranishëm edhe në konferencën e djeshme për shtyp.

Marku u rikthye në shtatr te Partizani. Të kuqtë ndërkohë do kërkojnë në Vlorë të rikthehen te fitorja, që mungon prej javës së parë. Sfida me Flamurtarin do të nisë në orën 17:00.

preka

PANORAMASPORT.AL