Laçi e mundi në fundjavë, Dinamo e detyruar të bëjë tifo për kurbinasit
Dinamo përballet në javën e fundit të sezonit të rregullt me një situatë shumë të pazakontë. Përpara ka një derbi që vendos fatin e mbijetesës së ekipit më të titulluar në historinë e futbollit shqiptar. Por interesi i bluve është të marrin pikë në këtë duel] dhe paralelisht me të, i duhet që të bëjë tifo për një skuadër e cila vetëm pak ditë më parë i mori tre pikë në kampionat.

Dinamo aktualisht ka zbritur në vendin e tretë në renditjen e Superiores, por ka ende në distancë të arritshme Vllazninë, e cila ka një pikë më shumë në renditje. Për shkak të dueleve direkte, Dinamos i mjafton që të barazohet me pikë me shkdoranët pas përfundimit të kësaj jave, që t’i rrëmbejë vendin e dytë.
Ndaj blutë duhet jo vetëm të marrin pikë ndaj Tiranës, por edhe të shpresojnë që në ndeshjen e javës së fundit, Vllaznia të mundet nga Laçi, përballë të cilit ekipi i Ilir Dajës u mund vetë këtë të shtunë.
PANORAMASPORT.AL













