Kujdesi nga kartonët, gjysma e Partizanit rrezikon të humbasë Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2025 | 22:27

Kujdesi nga kartonët, gjysma e Partizanit rrezikon të humbasë Bylisin

 Nëse për transfertën e Elbasanit grupi është i plotë, në radhët e Partizanit duhet pasur shumë kujdes nga kartonët e verdhë. Kjo, pasi të shumtë janë “demat” që kanë grumbulluar tre kartonë të verdhë dhe, në rast ndëshkimi nesër, automatikisht do të humbasin ndeshjen e mesjavës me Bylisin, të vlefshme për javën e 14- të të Kategorisë Superiore.

Partizani

Altin Bytyçi, Redon Ismaili, Besar Gudjufi, Vusal Isgandarli, Arafat Doumbia dhe trajneri Oltijon Kërnaja janë pjesëtarët e Partizanit me tre kartonë të verdhë dhe, nëse ndëshkohen në Elbasan, do të humbasin sfidën ndaj Bylisit.

Dihet se pas përballjes me ballshiotët të mërkurën, shumë shpejt vjen edhe derbi i madh i kryeqytetit ndaj Tiranës, i cili do të luhet më 7 dhjetor, ora 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë situatë, lojtarët mund t’i bëjnë edhe llogaritë e tyre, pasi për secilin është më mirë të humbasë një ndeshje paraardhëse sesa të mungojë në derbi. Gjithsesi, prioritet mbetet misioni në Elbasan. Partizani synon të marrë rezultatin e duhur dhe të nisë ngjitjen në renditje, pavarësisht pasojave që mund të sjellë situata e kartonëve.

PANORAMASPORT.AL