Kthehet Tetova! Egnatia tregon vendimin e rëndësishëm në prag të ndeshjeve më delikate të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2026 | 11:33

Kthehet Tetova! Egnatia tregon vendimin e rëndësishëm në prag të ndeshjeve më delikate të sezonit

Klubi i Egnatias ka qëndruar në heshtje të plotë që kur Komisioni i Disiplinës “gjymtoi” rrogozhinasit me dënimet e njëpasnjëshme pas ndeshjes me Vllazninë. Dënimi më i rëndë ishte padyshim ai i trajnerit Edlir Tetova, i pezulluar për 6 muaj nga të gjitha aktivitetet sportive.

tetova

Që asokohe, si trajneri, ashtu edhe klubi, nuk janë shprehur publikisht për këtë çështje, duke preferuar të veprojnë në rrugë ligjore dhe me qetësi. Por tani duket se ka ardhur koha për të folur pasi rrogozhinasit kanë planifikuar një konferencë për mediat në prag të ndeshjes së radhës kundër Flamurtarit.

“Ju njoftojmë se nesër, në orën 11:00, trajneri Tetova dhe KF Egnatia do bëjnë deklaratë për problematikat e sezonit dhe vazhdimësinë e punës dhe projektit. Deklarata ka një rëndësi të madhe për trajnerin Tetova, për klubin dhe më tej”, ishte njoftimi që u nda nga zyra për shtyp e rrogozhinasve duke paralajmëruar kështu se Tetova do të kthehej të zhvillonte një konferencë për mediat pas më shumë se dy muajsh pasi kishte që në fillimin e muajit shkurt që nuk fliste në një të tillë në prag të ndeshjeve

PANORAMASPORT.AL