Kthehet makthi i dëmtimeve te Vllaznia, mesfushori e pëson përsëri. Pritet përgjigja e testeve mjekësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2025 | 18:42

Kthehet makthi i dëmtimeve te Vllaznia, mesfushori e pëson përsëri. Pritet përgjigja e testeve mjekësore

Dëmtimet duket se janë një problem te Vllaznia edhe në vitin 2025. Kundër Besës nga fusha doli i dëmtuar Klinti Qato në minutën e 35-të.

klinti qato

Ai ndjeu dhembje në pjesën e pasme të kofshës, duke e pasur të pamundur për të vijuar takimin. Nga sa mëson gazeta, dëmtimi është i ripërsëritur për ish-futbollistin e Laçit, i cili pati një ndalesë edhe në fundin e vitit 2024 për një problem të njëjtë fizik. Pas kontrolleve të detajuara pritet të mësohet gjendja e tij.

Shkodranët nuk kanë bërë pushim ditën e enjte (dje). Kuqeblutë kanë qenë të gjithë nën urdhërat e stafit në një seancë rikuperimi. Ata kanë shfrytëzuar një nga ambientet në qytet që ofron pishina dimërore. Skuadra do të rikthehet sot në fushën stërvitore.

PANORAMASPORT.AL