Konkurrenca e lartë në fazën sulmuese, sa lojtarë pritet të largohen nga Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2025 | 23:26

Konkurrenca e lartë në fazën sulmuese, sa lojtarë pritet të largohen nga Elbasani

Ndërkohë që hyrjet në repartin ofensiv kanë qenë të shumta, pritet që Elbasani të bëjë edhe disa lëvizje në dalje gjatë javëve në vijim.

ELBASANI

Burime pranë klubit bëjnë me dije se një ose dy lojtarë mund të largohen, për shkak se kanë një organikë të ngjeshur në sulm.

Konkurrenca e lartë në fazën sulmuese, por edhe profili që kërkohet për nivelin e elitës, do të çojë detyrimisht në sakrifikimin e disa emrave, për të ruajtur ekuilibrin e grupit dhe për të shmangur mbingarkesën në stërvitje. Gjithsesi, për momentin skuadra është duke vijuar përgatitjet me grupin e plotë në Greqi.

PANORAMASPORT.AL