Kompanitë e basteve çudisin me Vllazninë, kuotat e nxjerrin jashtë Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2025 | 18:43

Kompanitë e basteve çudisin me Vllazninë, kuotat e nxjerrin jashtë Europës

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45.

Screenshot 2025-07-28 184218

Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e para për këtë ndeshje dhe janë disi të çuditshme. Kështu fitorja e Vikingurit me koeficientin 1.3 duket sikur bëhet fakt.

Në anën tjetër është fitorja e Vllaznisë me koeficientin e lartë 7.5. Barazimi ka kuotën 5.

Vllaznia ndërkohë e fitoi 2 me 1 ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë ia dolën me përmbysje falë golave të Bajramit dhe Malës.

Screenshot 2025-07-28 183836

PANORAMASPORT.AL