Postuar: Tetor 30, 2025 | 21:48
Klubi jep lajmin e trishtë pas fitores, ndahet nga jeta nëna e futbollistit të Kombëtares
Nasër Aliji po kalon një moment të vështirë, ndërsa Dinamo ka njoftuar se nëna e tij ka ndërruar jetë. Vetë futbollisti i Kombëtares ka munguar në ndeshjet e fundit, për shkak të një dëmtimi.

Njoftimi i Dinamos:
“Klubi dinamovit dhe presidenti i skuadrës, z.Adrian Bardhi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta lojtarit Naser Aliji për ndarjen nga jeta të njeriut më të dashur, nënës së tij!
E gjithë familja blu i qëndron pranë lojtarit në këtë moment të vështirë.
I përjetshëm kujtimi i saj!”
Redaksia e gazetës “Panorama Sport” shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen Aliji.
PANORAMASPORT.AL













