Klubi i Superiores po bëhet “blind” për sezonin e ri, firmos ish-lojtari i Kombëtares dhe Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2025 | 22:06

Klubi i Superiores po bëhet “blind” për sezonin e ri, firmos ish-lojtari i Kombëtares dhe Skënderbeut

Teuta është e fokusuar për të afruar emra me peshë këtë sezon. Albi Doka është lojtari i radhës që ka firmosur me durrsakët duke shtuar forcat në repartin difensiv.

Kategoria-Superiore

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut dhe Kombëtares shqiptare do të japë kontributin e tij në linjën e djathtë. 28-vjeçari u bashkohet tre zyrtarizimeve që janë deri tani.

Më parë Teuta ka prezantuar Gentian Selmanin, Florian Përgjonin dhe Harallamb Qaqin. Qartësisht duket se pjesa mbrapa po përforcohet fillimisht në projektin e ri me në krye presidentin Fatos Troplini.

doka

PANORAMASPORT.AL