Klinti Qato pranë rikthimit, do të vlerësohet edhe mbrojtësi te Vllaznia
Vllaznia është rikthyer ditën e mërkurë në stërvitje pas dy ditësh pushim. Shkodranët pas fitores me rezultatin 3-0 ndaj Bylisit në javën e 24-t, tashmë kanë nisur përgatitjet për raundin e 25-të të Superiores. Shkodranët do udhëtojnë drejt Elbasanit të dielën, për t’u përballur me Dinamon.

Një duel direkt për katër vendet e kreut mes dy skuadrave që i kanë dhënë tonin këtij edicioni. Grupi i futbollistëve të drejtuar nga Thomas Brdariç ka qenë i plotë, ku me grupin gjatë kësaj jave pritet të integrohet totalisht edhe Klinti Qato.
Me mesfushorin kuçovar i cili ka kaluar një dëmtim që nga ndeshja e Kupës në janar kundër Besës. E ndërsa më me detaje do shikohet edhe situata e mbrojtësit, Spahija. Me mëngjarashin që po ashtu është në “bokse” nga një dëmtim që e shoqëron prej disa javësh.
Humori dhe motivimi ka qenë në doza të larta te kuqeblutë, të cilët duket se nuk e ndjejnë aspak presionin e një ndeshjeje si ajo kundër Dinamo, ku qetësia tashmë mbizotëron në kampin e 9 herë kampionëve të vendit, të cilët kanë një ecuri shumë pozitive në javët e fundit. Duke grumbulluar 12 pikë nga 15 të mundshme në 5 raundet e fundit të Superiores.
PANORAMASPORT.AL













