Klasikja e futbollit shqiptar/ Bardheblutë për fitore, shkodranët për kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2025 | 22:50

Klasikja e futbollit shqiptar/ Bardheblutë për fitore, shkodranët për kreun

Duket se Tirana kërkon të… na çmendë, sepse nuk ka si ta shpjegojmë ndryshe oshilacionin e saj. Nga një humbje shumë e rëndë në një fitore shumë të madhe në sfidën për kryeqytetasit, të cilët u rikthyen prerazi në rezultatet pozitive pas disfatës me katër gola nga Dinamo në derbi.

tirana vllaznia

Konkretisht, ndeshjen e kaluar Tirana u përball me Laçin në shtëpi dhe fitoi 4-1. Një pjesë e parë e ekuilibruar, ku vendasit kaluan në epërsi me Kolën (52) dhe mysafirët reaguan menjëherë përmes Traores (122). Megjithatë, vetëm Tirana u shfaq në pjesën e dytë dhe e ktheu ndeshjen në festë. Zharmuni (532), Ernest (742) dhe Ndreca (882) vulosën rezultatin, duke nënshkruar një triumf për kryeqytetasit dhe një makth për Laçin.

Kohët e fundit u diskutua nëse Vllaznia po kalonte një minideformim, pasi qëndroi pak kohë larg fitoreve. Seria negative megjithatë përfundoi, pasi skuadra iu rikthye rezultateve pozitive. Ndeshjen e radhës Vllaznia u përball me Partizanin në shtëpi dhe festoi fitoren 2-0. Një lojë që nuk pati ritëm të çmendur, as shumë raste, por vendësit u futën mirë në pjesën e dytë dhe kaluan në epërsi me Grudën (512), ndërsa mysafirët vijuan të kishin të njëjtat probleme në sulm.

Në minutën e 86-të mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Domgjoni u përjashtua me të kuq dhe, në minutën e 90+1’, Bajrami vulosi tri pikët për Vlazninë. Tirana dëshiron të ndërtojë serinë e saj të fitoreve dhe të dalë nga zona e rrezikut, ndërsa nga ana tjetër, Vllaznia kërkon të vazhdojë serinë e pamposhtmërisë dhe të qëndrojë pranë kreut.

PANORAMASPORT.AL