“Kisha besim që do shënoja”, heroi Ruçi: Nuk është e lehtë të mundësh Partizanin, kemi edhe 10 finale
Mesfushori i Bylisit, Flamur Ruçi ishte heroi i skuadrës ballshiote, në triumfin 2-3 që skuadra e tij arriti me përmbysje ndaj Partizanit. Në prononocimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, ai u shpreh:

“Kur u futa kisha besim që do të bëja gol. Jam i lumtur për golin, por më shumë për fitoren e ekipit. Vinim pas 3 humbjesh, por shpresojmë që të vazhdojmë këtë ecuri. Thelbi i festës ishte për kthesën. Nuk është e lehtë të mundësh Partizanin. Kemi edhe 10 finale, besoj të vazhdojmë kështu.
Zgjedhjet i bën trajneri, unë do luaj gjithmonë sa herë që të futem. Kur luan me Partizanin s’ka nevojë për motivim, por edhe trajneri ka meritat e veta. Kemi edhe 10 finale, ne duhet të shikojmë vetëm veten tonë, duhet të realizojmë objektivin e klubit. Goli ishte me dedikim për nusen, pres të behëm baba së shpejti”, deklaroi Ruçi.
PANORAMASPORT.AL













