Kërnaja mendon që tani për derbin: U thashë edhe djemve që e kemi detyrim fitoren
Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, mendon se skuadra e tij mund të merrte diçka më shumë nga sfida ndaj Elbasanit. Dhe njëkohësisht, ai bëri të qartë që tani se në klubin e kuq po mendojnë për derbin dhe “detyrimin” për të marrë pikët e plota ndaj Tiranës

“Ishte një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet. Mund të kishte edhe më mirë për ne, mund të shkonte edhe më mirë për ne siç e thashë edhe me çunat. Sakrifikuan, vrapuan të gjithë çunat, Duhet të shfrytëzonim më shumë rastet tona që kishim sidomos rastin me Isgandarli në pjesë të parë, në pjesën e dytë me Tomën në goditjen me kokë dhe në fund në shtesë me Diegon. Duhej të përfundonin në gol por ja që një nga dy rezultatet pozitive sot e morëm dhe mendojmë për ndeshjen e ardhshme.
Menduam t’i kapim në kundërsulm duke ruajtur linjat dhe parë që mbrojtësit e tyre të krahut nuk avancojnë shumë me topin dhe linin shumë hapësirë. Kjo ishte një taktike që përdorëm e që duhej të rezultonte me gol, por fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim.
Sot kishim përgatitur këtë ndeshje, por ndryshimi i terrenit nga fusha me bar artificial në bar natyral, nga fusha e fortë, solli pak lodhje. Por presim Bylisin, e theksova edhe me djemtë, se kemi tre ndeshjë në Tiranë. Presim Bylisin, luajmë ndaj Tiranës dhe presim Flamurtarin dhe detyrim janë 9 pikë për të shkuar aty ku e meritojmë”, tha Kërnaja pas ndeshjes
SHIH VIDEON
VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL













