KATEGORIA SUPERIORE / Sfida delikate për skuadrat që ndjekin Egnatian, mësoni tre përballjet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2025 | 8:26

KATEGORIA SUPERIORE / Sfida delikate për skuadrat që ndjekin Egnatian, mësoni tre përballjet e ditës së sotme

Kategoria Superiore luan sot tre ndeshjet e mbetura të javës së 21-të, teksa sheh në garë skuadrat të cilat janë në ndjekje të Egnatias e cila të shtunën mori përsëri kreun e vetme.

superiore

Përballjet nisin në orën 16:30 me duelet Skënderbeu-Vllaznia dhe Teuta-Partizani, ku shkodranët dhe kryeqytetasit luajnë ndeshje delikate në transfertë përkatësisht ndaj korçarëve që luftojnë për mbijetesë dhe durrsakëve që nuk duan të humbin shanset për katërshen e parë, pasi e panë veten të dalin nga Kupa.

Ndërkohë, supëersfida e javës është padyshim ajo e orës 19:30, kur përballen Dinamo dhe Elbasani, të cilat mund të vlerësohen si rivale direkte për një vend në katërshen e parë. Elbasanasit do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të shkurtuar diferencën që kanë me katërshen para tyre dhe ndalja e një rivali direkt do të ishte një fitore e dyfishtë për ta.

NDESHJET

Skënderbeu-Vllaznia ora 16:30

Teuta-Partizani ora 16:30

Dinamo-Elbasani ora 19:30

PANORAMASPORT.AL