Kampionëve të Shqipërisë u shtrohet rruga në Europë! Vetëm një ekip për t’u zyrtarizuar, por mund të parashikohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2026 | 11:49

Kampionëve të Shqipërisë u shtrohet rruga në Europë! Vetëm një ekip për t’u zyrtarizuar, por mund të parashikohet

Kampionët e Shqipërisë do të luajë në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Fakt është se Vllaznia, Elbasani, Egnatia ose Dinamo, cilido prej tyre që shpallet kampion, do të jetë në vazon e ekipeve jofavorite.

champions league shorti

Pavarësisht këtij fakti, që kampioni i Shqipërisë cilësohet ekip jofavorit, rruga për në Europë mund të shtrohet. Mjafton vetëm kalimi i turit të parë ku bien në sy edhe skuadra me buxhet të ulët, për të siguruar të paktën fazën “play off” të Ligës së Konferencës.

“Panorama Sport” iu sjell listën e zyrtarizuar deri tani, me 13 skuadrat e konsideruara favorite. Për t’u konfirmuar nëse Nju Saints apo ekipi kampion i Armenisë do të jetë po ashtu në vazon e ekipeve favorite. Ararat-Armenia duket se e ka formalitet titullin kampion në javën e fundit në Armeni, teksa kjo do bënte që Nju Saints i Uellsit do ishte po ashtu kundërshtar i mundshëm për kampionin e Shqipërisë.

Nga lista e mëposhtme, vetëm pak skuadra mund të konsiderohen si short ferri për shkak të vlerësimeve në treg. Bëhet fjalë për Kraiovan, Kairatin dhe Rigën.

“LISTA E KONFIRMUAR E RIVALËVE TË MUNDSHËM PËR KAMPIONIN E SHQIPËRISË”

SHAMROK ROVERS (Irlandë)

KUPS (Finlandë)

DRITA (Kosovë)

LINKOLN RED IMPS (Gjibraltar)

BORAC BANJA LUKA (Bosnjë Hercegovinë)

VIKINGUR REJKJAVIK (Islandë)

KAIRAT (Kazakistan)

U KRAIOVA (Rumani)

RIGA (Letoni)

KI KLASVIK (Ishujt Faroe)

FLORA TALIN (Estoni)

LARNE (Irlandë e Veriut)

PETROKUB (Moldavi)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL